Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të marte në Tiranë, në zonën e Mëzezit, ku një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur të miturin dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Fëmija është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.