Tetë skiatorë janë gjetur pa jetë pasi u goditën nga një ortek në zonën e Liqeni Tahoe, në SHBA. Autoritetet konfirmuan se më herët ishte raportuar zhdukja e tyre, ndërsa operacionet intensive të kërkim-shpëtimit çuan në zbulimin e trupave. Një tjetër skiator rezulton ende i zhdukur.
Sipas raportimeve paraprake, të paktën 16 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e ortekëve që goditën zonën malore në Kaliforninë Veriore. Të lënduarit janë transportuar drejt qendrave shëndetësore për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi i skiatorëve ishte nisur për një udhëtim treditor në zonat rurale përreth liqenit, por u përball me kushtet e rënda atmosferike dhe rrëshqitjen masive të dëborës. Për operacionin e shpëtimit u angazhuan 46 ekipe emergjence, të cilat punuan në terren të vështirë dhe në kushte të rrezikshme.
Autoritetet po vijojnë kërkimet për personin e zhdukur, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e plota të ngjarjes.