Sherr në spitalin e Lushnjës, punonjësi rreh mjekun: E thërriste gruan infermiere orar pa orar në punë!

Një incident i rëndë është raportuar në Spitalin e Lushnjës, ku mjeku Doris Sholla dyshohet se është dhunuar fizikisht nga punonjësi i spitalit, Altin Alla.

Sipas raportimeve, konflikti ka nisur për shkak të dyshimeve të Allës se mjeku i thërriste bashkëshorten e tij, e cila punon si infermiere në spital, në orare të ndryshme pune. Fillimisht, përplasja mes tyre ka qenë verbale, por më pas situata ka degraduar në përleshje fizike.

Ngjarja është referuar tek autoritetet dhe efektivët e Komisariati i Policisë Lushnjë kanë arrestuar 54-vjeçarin Altin Alla, i cili dyshohet se u konfliktua me mjekun për motive të dobëta. Materialet procedurale i janë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokuroria e Lushnjës.

Ndërkohë, situata në spital është komentuar edhe nga Saimir Korreshi, i cili ka ngritur shqetësime për gjendjen e institucionit shëndetësor. Ai ka deklaruar se spitali përballet me mungesë investimesh, medikamentesh dhe shërbimesh, duke kërkuar ndryshimin e statusit të tij nga spital bashkiak në rajonal për të rritur buxhetin dhe cilësinë e shërbimeve.

Rasti mbetet në hetim, ndërsa pritet që organet ligjzbatuese të sqarojnë plotësisht rrethanat e konfliktit.