Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur të martën në Rumani, ku humbën jetën shtatë tifozë të klubit grek PAOK. Autoritetet rumune kanë konfirmuar së fundmi identitetin e dy viktimave me origjine shqiptare.
Ata janë Vasil Pilo dhe Genci Sadiku. Dy të rinjtë shqiptarë udhëtonin në të njëjtin furgon, i cili u përplas drejtpërdrejt me një kamion, përplasje që rezultoi fatale për të gjithë personat që ndodheshin në mjet.
Pamjet filmike të publikuara nga vendngjarja hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit. Nga videot rezulton se furgoni me të cilin udhëtonin shtatë tifozët ka kaluar në korsinë e gabuar, duke sjellë përplasjen “kokë më kokë” me mjetin e tonazhit të rëndë.
Autoritetet rumune vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin e tifozëve të PAOK, por edhe opinionin publik në Shqipëri dhe Greqi.