Vendimet e qeverisë/ Emërohet zëvendësministri ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, ndryshime edhe në poste të tjera drejtuese

Qeveria ka miratuar gjatë ditës së sotme një sërë vendimesh që lidhen me emërime dhe lirime nga detyra në disa institucione shtetërore.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Sulo ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Përveç këtij emërimi, qeveria ka vendosur edhe ndryshime të tjera në funksione drejtuese:

  • Piro Misha lirohet nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare
  • Emiljan Jani lirohet nga detyra e prefektit të Qarkut të Durrësit
  • Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit
  • Nertil Jole lirohet nga detyra e prefektit të Qarkut të Korçës
  • Florinda Zegullaj emërohet prefekte e Qarkut të Korçës
  • Shkëlqim Hajdari lirohet nga detyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Përgjithshëm

Vendimet hynë në fuqi menjëherë dhe janë pjesë e riorganizimit të strukturave drejtuese në administratën shtetërore.