Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë datave 13 dhe 14 janar do të bllokohet përkohësisht rampa që lidh autostradën Tiranë–Durrës me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri në kuadër të zgjerimit të autostradës.
Sipas ARRSH, bllokimi do të kryhet gjatë orëve të natës, në intervalin 20:00–06:00, në drejtimin Tiranë → Rinas.
Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi i mjeteve drejt aeroportit do të realizohet përmes rrugëve alternative:
- Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
- Rruga dytësore
- Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
- Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë mirëkuptim, të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjet paraprakisht, për të shmangur vonesat apo vështirësitë në udhëtim drejt Aeroportit të Rinasit.