Marrëdhënia e afërt mes Mirit të West Side Family dhe Selin Bollatit duket se ka shqetësuar thellësisht familjen e kësaj të fundit, pasi në një intervistë në emisionin “Shqipëria live”, babai i balerinës ka folur me tone të rënda dhe fjalë ofenduese për artistin.
I pyetur se çfarë kishte për t’i thënë Mirit, babai i Selinit shprehet: “Kam shumë mendime për Mirin… por do t’ja them apo s’do t’ja them, mbetet për t’u parë në të ardhmen. Unë kam një sugjerim për produksionin. Duhet të merrni me patjetër dy ose tre psikologë, që të shikojnë nivelin e perversitetit te ai mashkull. Sepse unë kam përshtypjen se niveli i perversitetit tek ai është shumë i lartë. Ai një punë si zhigolo mund ta kishte bërë shumë mirë. Aty me nder jush s’ka çfarë bën, por ai është mashkull që për lekë mund të bëjë çdo gjë!”
View this post on Instagram
Reagimi i fortë i të atit vjen pasi për të disatën javë, marrëdhënia e Mirit me Selinin ka qenë kryefjalë në Big Brother VIP, për shkak se afrimiteti mes tyre të bën të dyshosh se marrëdhënia po i kalon kufijtë e miqësores.
Sakaq jashtë shtëpisë, bashkëshortja e këngëtarit, vetëm pak ditë më parë, i shprehu atij mbështetjen duke thënë se xhelozia nuk kishte vend në martesën e tyre. Miri është i martuar me një shtetase gjermane dhe së bashku kanë një vajzë.