“Po vdes të të përqafoj, s’di si po e mbaj veten!” Miri i dërgon mesazhe të koduara Selinit

Raporti mes Mirit dhe Selinit vijon të mbetet i paqartë në shtëpinë e Big Brother Albania VIP, ndërsa zhvillimet e fundit kanë shtuar edhe më shumë konfuzionin rreth marrëdhënies së tyre.

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh mori një vendim surprizë duke lejuar banorët e izoluar në dhomën e njohur si “Akuariumi” të rikthehen përkohësisht në shtëpinë kryesore. Ky rikthim, megjithatë, u shoqërua me një rregull strikt: banorët e “Akuariumit” mund të komunikonin vetëm mes tyre dhe jo me pjesën tjetër të shtëpisë, përndryshe do të riktheheshin menjëherë në izolim.

Në këtë kontekst, gjatë mbrëmjes Kristi dhe Miri ndodheshin të shtrirë në krevatin ku flenë Selini dhe Miri. I penguar nga rregullat për t’i folur drejtpërdrejt Selinit, Miri zgjodhi të shprehej në mënyrë indirekte, duke përdorur Kristi-n si ndërmjetës.

“O Kristi, unë po vdes të të përqafoj! Nuk e di si po e mbaj veten, por është një gjë që… vdiqa,” u shpreh Miri, në një deklaratë që u interpretua si mesazh i koduar për Selinin.

Reagimi i Selinit nuk vonoi. Ajo iu afrua Kristit dhe e përqafoi, një veprim simbolik që u pa nga banorët dhe publiku si një përgjigje e qartë ndaj mesazhit të Mirit dhe si shenjë se komunikimi, ndonëse indirekt, kishte arritur tek ajo.

 

View this post on Instagram

 

Dinamikat mes dy banorëve mbeten të hapura, ndërsa tensionet dhe emocionet në shtëpinë e BBV vijojnë të rriten.