Seanca ndaj Maduros në New York zgjat vetëm 30 minuta. Zbardhet deklarata e presidentit venezuelian para gjykatës

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kanë dalë sot përballë një gjykate federale në New York në një seancë dëgjimore që zgjati vetëm rreth 30 minuta. Të dy u vetëdeklaruan të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë ndaj tyre dhe Maduro i ka mohuar akuzat, duke theksuar pafajësinë e tij dhe duke u paraqitur para gjykatës si një udhëheqës i ligjshëm të vendit të tij. 

Gjykatësi vendosi që seanca e radhës të mbahet më 17 mars në orën 11:00, kur ata do të përballen më tej me procedurat ligjore. 

Gjatë diskutimeve për datën e ardhshme të seancës, avokati mbrojtës i Maduros ngriti çështje që lidhen me ligjshmërinë e arrestimit dhe pretendoi se klienti kishte nevojë për kujdes mjekësor gjatë paraburgimit për shkak të problemeve shëndetësore, një kërkesë që avokati i Cilia Flores gjithashtu e bëri për shëndetin e saj.

Maduro u ndal dhe u kthye nga galeria para se të largohej nga salla së bashku me gruan e tij. Të dy u deklaruan të pafajshëm për akuzat federale që lidhen me trafik droge dhe akuza të tjera serioze të ngritura nga SHBA-ja, të cilat ai i ka mohuar dhe kundërshtuar në seancë.