Pak ditë më parë, opinioni publik do të tronditej nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të sportistit dhe gazetarit Enea Andrea.
Vëllai binjak i aktores Ema Andrea ndërroi jetë tragjikisht si pasojë e një ataku kardiak, teksa stërvitej në palestër dhe pak para ndërrimit të viteve, aktorja ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale.
Në postimin e saj, Ema shpreh tërthorazi dhembjen e madhe që po përjeton dhe falenderon ata që i janë gjendur pranë, porosi kjo e dhënë nga i ati.
”Falenderoji njerëzit o zemër se nese e bën më vonë do tu prishesh festen me fjale të hidhura’ më thotë gjysma ime Buçi im, mbreti im, jeta ime, mali im!
S’kam duar e as mendje por Buçit tim ja dëgjoj fjalën!
View this post on Instagram
Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë!
Çdo mesazh, çdo perqafim na erdhi i madh si zemra e tij!
Enea në miresinë e buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na u gjendet pranë!
Urojme të mos shihni keq e ikja e Tij te jete i fundit lajm i hidhur!
Enea do thoshte: “Mire të jeni! Bomba fare!”
Lutem mos e harroni Enean! Jeten s’ja zgjatem dot, por kujtimin mundemi!
Do na perkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!”, shkruaj artistja në Instagram.