Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të martë në fshatin Piskupat të Pogradecit ku një vajzë 12-vjeçare, ka rezultuar shtatzënë . Pas një kontrolli në spitalin e Korçës, mjekët kanë zbuluar se e mitura është 22-javëshe shtatzënë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar, i cili është mik i familjes së të miturës. Ngjarja është zbuluar pasi ndryshimet fizike të vajzës kanë ngritur dyshime tek familjarët, të cilët e kanë çuar për një vizitë, ku dhe kanë marrë lajmin e rëndë.
Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
Mësohet se i moshuari ka kryer mardhënie me të miturën në banesën e tij.