Mbushën Tiranën me drogë, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar “drejtorët e One Albania”: “Është ndërru dora apo e njëjta…”/ Zbardhen bisedat

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për 22 personat e arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë antidrogë në kryeqytet, mes të cilëve edhe dy drejtues të kompanisë “One Albania”.

Të arrestuarit janë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Top Channel, grupi kriminal u godit pas një operacioni të mirëorganizuar, ku policë të infiltruar u paraqitën si blerës droge, duke dokumentuar me audio dhe video aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, që shtrihej pothuajse në të gjithë Tiranën.

Hetimet tregojnë se blerjet e simuluara u kryen në zona të ndryshme si Kamëz, Xhamllik, Myslym Shyri, Porcelan, Bulevardi “Bajram Curri”, Petro Nini Luarasi, Danjel Preka, Gjergj Fishta, etj. Në komunikime, të arrestuarit flisnin hapur për cilësinë e lëndës narkotike, sasinë, çmimin dhe “ndërrimin e dorës”, pa pasur dyshime se po monitoroheshin nga policia.

Një nga episodet e dokumentuara përfshin një agjent të infiltruar me emrin Kristi, i cili komunikon me Valerjos Bushin, në zonën e Kamzës. Në bisedë diskutohet hapur për cilësinë e drogës, me shprehje që tashmë janë pjesë e provave të SPAK.

Një tjetër episod lidhet me komunikimin mes “Mondi” dhe të arrestuarit Kleo Lika, i zhvilluar më 26.11.2025 në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku flitet për sigurimin e lëndës narkotike dhe pamundësinë për ta ndarë atë në doza më të vogla.

Po ashtu, dosja përfshin disa blerje të simuluara të kryera nga Kristi, Rei, Edi, Afrimi dhe Astriti, të cilët, sipas hetimeve, ishin oficerë policie të infiltruar. Ata komunikonin drejtpërdrejt me persona si Andi Limi, Laert Murataj, Blerim Mali, Engelbert Pjetri, Sidrit Guri, Gentjan Vercani, Glejdis Vata, Gloris Rica dhe Dylber Alijaj, duke siguruar prova kyçe për aktivitetin kriminal.

Në një nga episodet, gjatë një bisede të regjistruar, flitet hapur për cilësinë e lëndës narkotike dhe për klientelën, ndërsa në një tjetër përmendet frika nga policia, ndalimet e mëparshme dhe dënimet e mundshme, çka sipas prokurorisë tregon vetëdije të plotë për veprimtarinë e paligjshme.

Autoritetet dyshojnë se rrjeti kishte një strukturë të qëndrueshme, me role të ndara për shpërndarjen, sigurimin dhe transportin e lëndëve narkotike, ndërsa përfshirja e figurave me pozicione drejtuese ka ngritur pikëpyetje të forta mbi shtrirjen e aktivitetit kriminal edhe në sektorë të tjerë.

Seanca në Gjykatën e Tiranës pritet të vijojë me shqyrtimin e masave të sigurisë, ndërsa SPAK dhe Prokuroria e Tiranës kanë paralajmëruar se hetimet do të thellohen edhe më tej, për të zbardhur të gjithë zinxhirin e shpërndarjes dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Fragmente nga përgjimet:

Kristi i shkruan Valerjos Bushi:
Kristi- Ome vllai
Valerjos Bushi- Mirë…. hajde ktej iher
– Se kishte aty, ca lloji që më the?
– Tani kam .. (nuk kuptohet), po deshe prapë për me mor
– E mirë, mu tër notën më ke ktu. Është ndrru dora apo e njëjta është për të qenë?

Biseda midis “Mondi” dhe të arrestuarit Kleo Lika

Ky episod ka ndodhur më datë 26.11.2025, rreth orës 20:50, në rrugën “Petro Nini Luarasi”:

• Mondi: Shpirto ha!
• Kleo Lika: Ça bo?
• Mondi: …
• Kleo Lika: Ej, po a nuk ke ku me e thy?
• Mondi: Për zotin nuk kam.

Blerja e simuluar: i arrestuari Andi Limi dhe “Kristi”

Ky veprim është kryer më datë 18.11.2025, rreth orës 20:35, në rrugën “Danjel Preka”, Tiranë:

• Andi Limi: O…
• Kristi: Me rop shpie n’kom.
• Andi Limi: … sa do?
• Kristi: Nji t’vogël ej po ça e ka ndrru dorën e.
• Andi Limi: Jo re.
• Kristi: Ika t’rujt zoti çao.
• Andi Limi: Gjith t’mirat.

Blerja e simuluar: i arrestuari Laert Murataj dhe “Edi”

Ky veprim është kryer më datë 11.11.2025 në zonën e Porcelanit:

• Laert Murataj: Hë zemra.
• Edi: Ça bone mirë?
• Laert Murataj: … içik muhabet t’mir?
• Edi: Po mo … Hë si…
• Laert Murataj: Kam për t’dhon gjo?
• Edi: … vetëm mjep ato…
• Laert Murataj: Po…
• Edi: Do t’jap edhe …

Blerja e simuluar: i arrestuari Blerim Mali dhe “Afrimi”

Ky veprim është kryer në zonën e Xhamllikut, Tiranë. Pjesë e bisedës së regjistruar është:

• Blerim Mali: Kush t’ka çu ty?
• Afrimi: Mu m’ka … Xhixhi…
• Blerim Mali: Kush?
• Afrimi: Xhixhi m’ka çu.
• Blerim Mali: Kush është Xhixhi?
• Afrimi: Ai që foli me një Audi A3-sh llamarine.
• Afrimi: Sa lek e ke?

Episodi: i arrestuari Engelbert Pjetri dhe “Rei”

• Rei: O vëlla si kalove?
• Engelbert Pjetri: …
• Rei: A ke pesëqind lek të vogla?
• Engelbert Pjetri: Nuk kam asnji lek… o vëlla … lek aty e më kërko lek mua ai, ja fusni k… me shpulla ju!
• Rei: Njëqind lek kisha!
• Engelbert Pjetri: … hec pak para … ishe tap …

Episodi: i arrestuari Sidrit Guri dhe “Kristi”

• Kristi: Ktu jam o zemra ktu. O zemra na ma jep dhe nji, ishte shumë i mirë kjo me rob shpie.
• Sidrit Guri: Po mo burr, na lali.

Blerja e simuluar: Gentjan Vercani dhe “Rei”

Veprimi i kryer më datë 02.12.2025, rreth orës 23:36, në bulevardin “Bajram Curri”:

• Rei: Ha more?
• Gentjan Vercani: Si kalove?
• Rei: Vetëm hec, se më ndaluan qëparë!
• Gentjan Vercani: Të ndaluan?
• Rei: Po more, kshu civila vari k…
• Gentjan Vercani: Prandaj nuk qejf këtu…
• Rei: O vëlla më mirë hec.
• Gentjan Vercani: Unë nuk ngatërrohem, po më kanë zënë një herë, dola për katër ditë, po tre katër muaj të shpija. Se po bëjmë muhabet kshu si shok.

Andi Limi, veprim i kryer më datë 18.11.2025 në rrugën “Danjel Preka”:

• Andi Limi: “O…”
• Kristi: “Me rop shpie n’kom.”
• Andi Limi: “… sa do?”
• Kristi: “Nji t’vogël ej po ça e ka ndrru dorën e.”
• Andi Limi: “Jo re.”
• Kristi: “Ika t’rujt zoti çao.”
• Andi Limi: “Gjith t’mirat.”

Laert Murataj, Veprim i kryer më datë 11.11.2025 në rrugën “Hysen Xhura”:

• Laert Murataj: “Hë zemra.”
• Edi: “Ça bone mirë?”
• Laert Murataj: “… içik muhabet t’mir?”
• Edi: “Po mo … Hë si…”
• Laert Murataj: “Kam për t’dhon gjo?”
• Edi: “… vetëm mjep ato…”
• Laert Murataj: “Po…”
• Edi: “Do t’jap edhe …”

Sidrit Guri, Veprim i kryer më datë 27.11.2025 në bulevardin “Gjergj Fishta”:

• Kristi: “Ktu jam o zemra ktu. O zemra na ma jep dhe nji, ishte shumë i mirë kjo me rob shpie.”
• Sidrit Guri: “Po mo burr, na lali.”

Glejdis Vata dhe Gloris Rica; Bisedë gjatë hipjes në mjet (Rei hypën në mjetin e Glejdisit):

• Rei: “ça bën, a u lodhët?”
• Glejdis Vata: “Na e bëj halla për Zotin!”
• Rei: “Mos e … o zemra, 90 (nëntëdhjetë) ëëë?”
• Glejdis Vata: “Po.”
• Gloris Rica: “Me na e bëj halla ore!”
• Rei: “Qeset a janë të mira, vetëm kjo më intereson?”
• Gloris Rica: “Janë super.”
• Glejdis Vata: “O vëlla, qeset janë ashtu sikur ti dhashë dje, i ke të mira fare.”
• Rei: “Shumë mirë, po.”
• Glejdis Vata: “Këtë e ke këtu!”
• Rei: “Malli më intereson më shumë.”
• Glejdis Vata: “Me rob shpie.”
• Rei: “O gjo e mirë?”
• Glejdis Vata: “O shife ta provojnë, ene me thuj mbrapa!”
• Rei: “Se mu më pihet fort!”
• Glejdis Vata: “E pi dhe vete ti?”
• Rei: “Po po mo zemra, ja fus ndonjë kshu për qejf!”
• Glejdis Vata: “Po çke ti, po nuk të pëlqeu më thuj mbrapa.”
• Rei: “O zemra I kam kshu me klientë, po ashtu të bëj ndonjë punë të lezetshme o zemra. Të mar ndonjë njeqindëshë a dyqindëshë vëlllai jot.”
• Glejdis Vata: “Po ç’ke se folim o burrë, se dhe ne kshu punojmë! Se dhe unë një rob jam, se nje robi i imi i ka kshu të mëdhaja! Po çke se folim bashkë.”
• Rei: “Po prandaj them o zemra, të vazhdojmë muhabetet bashkë?”
• Gloris Rica: “Po po ore pa merak! Mos e vrit mendjen!”
• Rei: “Jeni shumë të mirë, po më lini pak më para mua!”
• Glejdis Vata: “Po të lejmë ku të dush. Ku do me të lene të lëj unë, vetëm mos të më dale ndonjë …. motre.”
• Rei: “O zemra se nuk të dhash leket!”
• Glejdis Vata: “Po s’ka gje se këtu jemi.”
• Rei: “60 (gjashtëdhjetë), 70 (shtatëdhjetë), 80 (tetëdhjetë), 90 (nëntëdhjetë).”
• Glejdis Vata: “Vetëm mos të na dalë ndonje … ”

Dylber Alijaj dhe “Astriti”; Ky episod përfshin dy blerje të simuluara të kryera në rrugën “Myslym Shyri”:

Biseda e parë (04.12.2025):
• Dylber Alijaj: I q… robt!
• Astriti: Sa të duhen?
• Dylber Alijaj: Tetë!

Biseda e dytë:

• Dylber Alijaj: Hë mor ça bone?
• Astriti: Ça bone, si je ti u lodhe?
• Astriti: I njëjti ishte ai?
• Dylber Alijaj: Po atë do?
• Astriti: Po pra të njëjtin, i mirë ishte ai.
• Dylber Alijaj: … kam dhe nji tjetër o burr, po ai të blloko hundën, kurse kjo është një çik më e hajrit.