Atentati në Rinas/ Shoqërohet në polici një person nga Fushë-Kruja, dyshohet se ka dijeni për ngjarjen

Një person me inicialet B.XH është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici, pasi dyshohet se ka dijeni mbi atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri). Sipas raportimit të gazetares së News24, Xhensila Kodra, personi i shoqëruar është me origjinë nga Fushë-Kruja.

Nga të dhënat paraprake, autorët kanë pasur informacion të saktë mbi lëvizjet e objektivit dhe e kanë pritur pranë rrethrrotullimit, pak çaste pasi Dani ishte kthyer nga jashtë shtetit, i shoqëruar nga Shaljani. Të dy kishin mbërritur nga Barcelona.

Në vendngjarje humbi jetën 47-vjeçari Gilmando Dani, ndërsa 42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri) ndërroi jetë disa ditë më vonë, për shkak të plagëve të rënda të marra gjatë atentatit.