Ajola Xoxa në pritje të ëmbël! Zbulohen detajet rreth shtatzënisë

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, raportohet se është shtatzënë me binjakë. Sipas burimeve për JOQ Albania, Xoxa është në muajin e katërt të shtatzënisë, e realizuar përmes fertilizimit in vitro, pas disa përpjekjeve të mëparshme të pasuksesshme.

Ndërkohë, Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgimin e Durrësit, pasi mori sërish detyrën në Gjykatën Kushtetuese si kryebashkiak i Tiranës. Çifti Xoxaj–Veliaj ka një djalë të vogël, Kajan, dhe pritet të bëhet sërish me fëmijë.

Kujtojmë se SPAK-u ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ajola Xoxën, ndaj së cilës rëndojnë gjithsej 12 akuza: 9 për korrupsion, 1 për pastrim të produkteve të veprës penale, 1 për fshehje të pasurisë dhe 1 për mosdeklarim të pasurisë.

Çështja pritet të kalojë në Gjykatë, ndërsa zhvillimet rreth procesit po ndiqen me vëmendje të lartë nga publiku.