Numri i lartë i vdekjeve si pasojë e arrestit kardiak, mjeku Edvin Prifti publikon studimin për COVID-19: Shkak janë vaksinat

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë të një studimi të publikuar në Journal of Emergency Medicine, për të cilin ai pretendon se tregon një rritje të ndjeshme të rasteve të arrestit kardiak gjatë periudhës së vaksinimit masiv kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Prifti thotë se publikimi hedh dritë mbi një rritje të ndjeshme të rasteve të arrestit kardiak në një zonë me shkallë shumë të lartë vaksinimi në Shtetet e Bashkuara.

Sipas asaj që ai citon nga studimi, në qarkun King në shtetin e Washingtonit, një zonë me rreth 2 milion banorë, thuhet se ka një rritje të konsiderueshme të arresteve kardiake gjatë viteve të vaksinimit masiv.

Prifti e përshkruan këtë si një “rritje me 1236%”, duke pretenduar se fenomeni lidhet me përdorimin e vaksinave mRNA.

 “Amerika nuk te fal dhe nuk ta fal! Me poshte nje studim ne 2 milion banore ne Kontene King ne Washington i cili evidenton nje rritje me 1236% te arresteve kardiake ne kete zene te super vaksinuar me mRNA vaksina. Studimi eshte publikuar ne 2024 por vetem pardje doli ne shtyp.

Per kedo qe nuk kupton e gjithe tragjedia Covid19 ishte pjese e ideologjise ëoke! Besoj qe e keqja cbehet aty ku ajo lind”, shkruan Edvin Prifti.