Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku dy makina u përplasën me një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorrit, një 38-vjeçar me inicialet Olton Xhembeu.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur dy automjete dhe motoçikleta u përfshinë në aksident në segmentin e Unazës së Madhe. Drejtuesit e makinave me inicialet Gj.L. dhe A.Sh. mbeten në vendngjarje dhe po bashkëpunojnë me forcat e rendit për veprimet e para procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Policia apelon qytetarët për të evidentuar çdo dëshmi, përfshirë pamjet nga kamerat e sigurisë apo dëshmitarë, ndërsa hetimet vazhdojnë.