Zjarri tragjik në Hong Kong, 83 viktima dhe rreth 250 të zhdukur/ Drejtuesit e kompanisë së ndërtimit në pranga

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu kompleksin e pallateve shumëkatëshe në Hong Kong ka arritur në 83. Mediat ndërkombëtare raportojnë se rreth 250 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim–shpëtimit po zhvillohen ende.

Në total, 75 persona janë plagosur, mes tyre edhe 11 zjarrfikës. Një zjarrfikës ka humbur jetën gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banorët e bllokuar në katet e sipërme të ndërtesave. Qindra qytetarë të tjerë janë evakuuar përkohësisht në zona të sigurta, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë, tre drejtues të kompanisë së ndërtimit janë arrestuar, të dyshuar për vrasje të paqëllimshme dhe neglizhencë të rëndë, lidhur me rregullat e sigurisë së ndërtesave që u përfshinë nga flakët.