Dalin emrat e 24 anëtarëve të klanit shqiptar të goditur në Itali, sekuestrime dhe arrestime në Shqipëri e Itali

Mediat italiane kanë publikuar listën e plotë të 24 personave për të cilët Gjykata e Breshias ka lëshuar masa sigurie, si pjesë e klanit shqiptar që dyshohet se ka trafikuar rreth 1.3 tonë kokainë drejt Italisë gjatë pesë viteve të fundit.

Nga 24 të dyshuarit, 21 janë dërguar në burg dhe 3 janë vendosur në arrest shtëpie. Autoritetet italiane kanë sekuestruar asete me vlerë rreth 3 milionë euro, ndërsa hetimet kanë rindërtuar një rrjet të gjerë që mendohet se ka transportuar më shumë se 1.3 ton drogë, kryesisht kokainë dhe heroinë.

Mes të arrestuarve nga policia shqiptare, sipas urdhrave të arrestit të lëshuara nga Gjykata e Breshias, janë Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. Të dyshuarit konsiderohen pjesë e strukturës së trafikut ndërkombëtar, i cili operonte mes Amerikës Latine, Shqipërisë dhe Italisë.