Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak pas mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një i ri 28-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas policisë, i riu i identifikuar si Akil Gjeçi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës.
Për shkak të lëndimeve të marra nga përplasja, 28-vjeçari u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
“Më datë 27.11.2025, rreth orës 00:30, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A.Gj., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe më pas automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë, 28-vjeçari ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.