Qeveria miraton shpërblimet e fundvitit, ja sa përfitojnë pensionistët dhe kategoritë e tjera

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot shpërblimet financiare me rastin e festave të fundvitit, duke përfshirë pensionistët dhe disa kategori të veçanta përfituesish.

Sipas vendimit, pensionistët me pension deri në 20,000 lekë do të marrin një shpërblim prej 15,000 lekësh.

Të njëjtën shumë do ta përfitojnë edhe disa kategori të tjera të veçanta që përfshihen në skemën e asistencës.

Ndërkohë, për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë është përcaktuar një shpërblim prej 10,000 lekësh, i cili do të jepet gjithashtu për përfitues të trajtimeve të veçanta sociale.