Të paktën 36 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr masiv përfshiu disa pallate të larta në një kompleks banimi në Hong Kong, sipas autoriteteve.
Ende 279 persona raportohen të zhdukur, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po vijojnë punën për të arritur te banorët e bllokuar në katet e sipërme.
Policia ka njoftuar se tre burra janë arrestuar nën dyshimin për vrasje, në lidhje me zjarrin pasi në dritaret e shumë apartamenteve janë gjetur shtresa të një materiali lehtësisht të djegshëm që ka ngritur dyshime. Pritet që detaje të tjera të bëhen publike në një konferencë për shtyp gjatë ditës.
Sipas informacioneve paraprake, shtatë nga tetë godinat e kompleksit – ku jeton një numër i madh banorësh të moshuar – vazhdojnë të jenë nën flakë. Ngjarja konsiderohet si zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong në pothuajse tre dekada.