Dorëzohen dy të shumëkërkuarit në Pukë/ U bindën pas negociatave me familjarët dhe forcat e rendit

Dy personat e armatosur që ditën e sotme kishin qëndruar të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, janë dorëzuar.

Sipas burimeve, negociatat e vazhdueshme të policisë kanë dhënë rezultat. Pas përpjekjeve të mëparshme me vëllain dhe më pas me motrën e njërit prej të izoluarve të armatosur, forcat e rendit kanë arritur t’i bindin ata të dalin nga banesa.

Operacioni antiterror, që po zhvillohej prej orësh, mbetet ende në progres për të siguruar zonën dhe për të verifikuar rreziqet e mundshme.

Raportohet se forcat RENEA do të kontrollojnë ambientin me qen për armë dhe eksplozivë që mund të jenë fshehur nga dy personat.