Drejtësi pas 11 vitesh/ Dënohen dy mjekët që asistuan në lindjen e djalit të Alban Hoxhës, ish bashkëshortja e portierit humbi jetën pas operacionit

11 vite pasi ish-bashkëshortja e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, Dorina Haka, Gjyakta e Tiranës ka dënuar dy mjekët.

Gjykata vendosi për mjeken reanimatore Elona Burba, dënimin me 1 vit burg, i cili konvertohet në 2 vite shërbim prove. Ndërsa i është pezulluar licenca për një periudhë 2-vjeçare

Ndërsa kirurgu Petrit Rexhepi u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burg, e cila konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Doriana Hakës humbi jetën në nëntorin e 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Por duket se drejtësisë shqiptare iu dëshën 11 vite për të vënë drejtësinë në vend.