Shiste rroba kontrabandë të vjedhura nga Greqia, arrestohet 49-vjeçarja në Tiranë e famshme në Tik-Tok

Policia ka arrestuar ditën e sotme administratoren e një dyaqni rrobash në rrugën “Demneri” në Yzberisht.

E arrestuara është Estela Kapo, 49-vjeç, banuese në Tiranë, e cila u arrestua nga forcat blu, pasi shiste rroba të të kontrabanduara nga Greqia dhe ishte shndërruar në personazh në Tik-Tok për reklamimin e veshjeve.

Sipas policisë, veshjet që ajo shiste nuk dispononin dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.

Dyshohet se këto rroba janë vjedhur në Greqi dhe më pas janë kontrabanduar drejt Shqipërisë.

Policia ka shoqëruar të arrestuarën drejt ambienteve të komisariat, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.