Gjykata e Posaçme ka vendosur dy masa sigurie ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku: pezullimin nga ushtrimi i funksioneve shtetërore dhe ndalimin për të udhëtuar jashtë Shqipërisë.
Vendimi u shpall pasditen e djeshme nga gjyqtari Erion Çela, mbi bazën e kërkesës së prokurorit Dritan Prençi, i cili e akuzon Ballukun për shkelje të barazisë në tendera.
Mësohet se akuzat lidhen me procedurat për tunelin e Llogorasë dhe me lotin 4 të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilëve u është vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës, janë urdhëruar të njoftojnë zyrtarisht Ballukun për masat e vendosura nga Gjykata e Posaçme.
Hetimet mbi rastin vijojnë, ndërsa institucionet pritet të sqarojnë më tej rrethanat dhe provat që kanë çuar në marrjen e këtyre masave.