Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz, ku policia ka arrestuar një 48-vjeçar të dyshuar për abuzim seksual ndaj një të mituri.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në ambientet e një lokali, ku i arrestuari, Fatjon Bushi, po konsumonte kafe, ndërsa 15-vjeçari punonte si kamarier.
Policia bën me dije se adoleshenti ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme.
Për këtë arsye, është vënë nën hetim edhe pronari i lokalit, 37 vjeç, i cili akuzohet për punësim të të miturit në shkelje të ligjit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasi T. Xh.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave