Vrau në sy të fëmijëve turistin për foton me kalë/ Policia ve në pranga Kristo Memën

Arrestohet autori i vrasjes me thikë në lagjen “Kala” në Berat, Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha), 63-vjeç.

Mësohet se ai u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë Kishës përballë Urës së Goricës.

63-vjeçari goditi me thikë vizitorin nga Tirana, Keli Hoxha, 42 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Mes tyre pati një sherr për fotot dhe xhiron me kalë. 42-vjeçari nga Tirana ndodhej në Berat si vizitor, ndërsa Kristo Mema, autori i krimit, ofronte shërbimet e tij me kalë për turistët në lagjen “Kala”.

Viktima, Keli Hoxha ishte me nenën, bashkeshorten dhe dy fëmijet prane kalasë. Mesohet se Hoxha kishte kërkuar t’i bënte foto vajzës së tij të vogël me kalin e Kristo Memes, por ky i fundit ka kërkuar lekët ndersa Hoxha nuk ka pranuar.

Pas kesaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit ka nxjerre thiken dhe e ka goditur turistin në sy te familjarive të tij.