Tronditet Durrësi/ Djali vret babain me thikë në banesë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një i ri ka vrarë babain e tij.

Bëhet me dije se  djali Marjan Kodheli ka vrarë me thikë babain Pjetër Kodheli në banesë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallnur. Sipas bluve 69-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Gjithashtu bëhet me dije se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se më parë ka shfaqur sjellje agresive.

Policia ka bërë të mundur pas dy orësh arrestimin e 25-vjeçarit.

I riu pasi ka masakrruar të atin me thikë është larguar nga banesa dhe u kap nga policia te lokali i së motrës në bregdet te Shkëmbi i Kavajës.