Ish-ministri i qeverisë Kurti emërohet drejtor i Portit të Durrësit/ Përse u dorëhoq Liburn Aliu nga posti i ministrit

Ish-ministri i Infrastrukturës në qeverinë “Kurti 2”, Liburn Aliu, është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit, një nga nyjet më të rëndësishme detare të vendit.

Burime për mediat bëjnë të ditur se vendimi për emërimin e tij është firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila i ka besuar Aliut drejtimin e portit strategjik.

Liburn Aliu dha dorëheqjen më 27 gusht nga posti i ministrit në qeverinë e Albin Kurtit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim publik gjatë verës, Aliu kontestoi zgjedhjen e Bashës, duke e cilësuar atë si një nga arsyet kryesore të dorëheqjes së tij nga ekzekutivi.

Emërimi i tij në krye të Portit të Durrësit pritet të ngjallë reagime, duke qenë se përfshin një figurë të njohur të politikës kosovare në një funksion të lartë brenda administratës shqiptare.