Ndryshime të reja në qeveri: Ja zv/ministrat që ikin dhe emrat që emërohen

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjten disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Sot janë emëruar dy zëvendës ministre të reja.

Herida Duro është caktuar zëvendës ministre e Arsimit, ndërsa Elda Xhumari do të ushtrojë detyrën e zëvendës ministres së Mjedisit.

Në të njëjtën mbledhje, qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të Roland Kristos, i cili mbante postin e zëvendës ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Të tre vendimet janë botuar në “Fletoren Zyrtare” dhe hyjnë në fuqi menjëherë.