Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 2 të Kukësit, ku një 49-vjeçar ka rrezikuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve të një dyqani të një kompanie celulare.
Sipas policisë, rreth orës 15:33, shtetasi K. Sh., banues në Kukës, ka derdhur benzinë brenda ambienteve të dyqanit, duke u bërë thirrje të pranishmëve që të largoheshin menjëherë.
Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë së Kukësit, autori është neutralizuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.