Avokati Ulian Barjami i cili u arrestua më datë 18 Tetor pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën gjyqësore që po mbahej ndaj klientit të tij Maksim Suçi, është nga qelia këtë të hënë.
Avokati Barjami u prangos nga Oficerët e Policisë Gjyqësore ndërsa Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.
Në momention që materialet për arrestimin e avokatit Barjami kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit për vlerësim, organi i akuzës ka konstatuar se arrestimi është i paligjshëm.
Kujtojmë se përplasja mes avokatit Ulian Barjami dhe prokurorit Gjergji Ceka ndodhur pasi sipas mbrojtësit ligjor të Suçit, provat e paraqitura nga prokurori ishin të pasakta.
Në këtë moment Barjami i tha Cekës se do të merret personalisht me të pasi po kryen shkelje ligjore ndërsa prokurori e kallëzoi për kërcënim për shkak të detyrës.