Dënohen motrat Berisha! Gjykata i shpall fajtore për plagosjen e Klea Prengës

Më shumë se një vit nga ngjarja që tronditi kryeqytetin, Gjykata e Tiranës shpalli fajtore dhe dënoi motrat Mariela dhe Antoneta Berisha për dhunën ndaj Klea Prengës.

Mariela Berisha u dënua me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vite nëse dënimi mbetet në fuqi edhe nga Apeli.

Motra e saj Antonela u dënua me 3 vite shërbim prove, që iu reduktua në dy vite.

Motrat Berisha u dënuan për akuzën e plagosjes së rëndë.

Ato dhunuan Klea Prengën gushtin e vitit 2024 teksa kjo e fundit ndodhej në një restorant në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë pasi e goditën me një gotë qelqi.

Ngjarja e rëndë erdhi për shkak se Mariela Berisha e akuzonte Prengën për lidhje intime me partnerin e saj.