Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Lajmin e ka konfirmuar spitali ku ai po mbahet i shtruar.
Sipas njoftimit zyrtar, Nano është hospitalizuar prej disa ditësh, pasi ka pësuar arrest kardiak dhe respirator, ndërsa mjekët deklarojnë se gjendja e tij është shumë e rëndë, me prognozë të rezervuar.
“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar,” thuhet në njoftimin e spitalit.
Ndërkohë, familjarët, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e afërt të ish-liderit socialist kanë kërkuar qetësi dhe respektim të privatësisë, duke u shprehur se nuk dëshirojnë të komentojnë në media në këtë moment delikat.