I riu i jep fund jetës brenda poligonit të qitjes në Tiranë (emri)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme kryeqytetin, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka vrarë veten brenda ambienteve të një poligoni qitjeje pranë stadiumit “Air Albania”.

Viktima është identifikuar si Bledi Hasani, i cili kishte shkuar në këtë poligon si klient, ashtu si në raste të tjera më parë.

Sipas burimeve për BalkanWeb, Hasani ishte duke ushtruar qitje në momentin kur, për arsye ende të paqarta, ka drejtuar armën drejt vetes, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Stafi i poligonit dhe personat e pranishëm kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje bashkë me grupin hetimor.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet që mund ta kenë çuar 35-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën ‘Dervish Hima’, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.”