Policia aksion në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”/ Çfarë ndodhi me Audin me targa angleze

Një aksion i befasishëm policor është zhvilluar pasditen e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas raportimeve nga terreni, policia ka ndaluar një automjet tip “Audi” me targa britanike dhe ka arrestuar tre persona që ndodheshin në të.

Operacioni është kryer nga oficerë të veshur civilë dhe sipas Balkanweb, arrestimet janë kryer menjëherë pasi automjeti është ndaluar në mes të bulevardit. Deri tani, nuk janë bërë publike arsyet e ndalimit, as veprat penale për të cilat dyshohet se janë përfshirë të arrestuarit.

Policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen, ndërkohë që hetimet janë në vijim. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim për identitetin e personave të ndaluar dhe motivet e aksionit.