Tmerr në sallën e gjyqit në Tiranë/ Ekzekutohet gjykatësi dhe plagosen dy të tjerë. Në pranga autori

Një ngjarje e rëndë kalon ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, gjyqtari Kalaja ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, pasi plagët e marra rezultuan fatale, ndërsa të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë, babë e bir të identifikuar si Ervis dhe Rakip Kurtaj.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Elvis Shkambi 30 vjeç, i cili mësohet se ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një çështje pronësie që gjyqtari Kalaja kishte në shqyrtim, ku ishte i përfshirë edhe vetë autori.

Shkëmbi është vënë në pranga në oborrin e gjykatës pak momente pas ngjarjes së rëndë.

Mister mbetet si kaloi autori kontrollet në hyrje të Gjykatës së Apelit dhe hyri në sallën e gjyqit i armatosur duke kryer edhe masakrën pasditen e kësaj të hëne.