U gjet i pajetë në rrugë/ 40-vjeçari në Tiranë u godit pë vdekje me thikë (emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë, në periferi të Tiranës, ku një person është gjetur i pajetë me plagë të shkaktuara nga mjet prerës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 20:10, është konstatuar trupi i një shtetasit Hajdar Ismailgeci, 40 vjeç. Dyshohet se ai është vrarë me thikë.

Nga këqyrja paraprake e vendngjarjes, mësohet se viktima ka një plagë fatale, që dyshohet të ketë qenë shkaku i menjëhershëm i vdekjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhen grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe ekspertë të kriminalistikës, që po mbledhin provat materiale.

Policia po vijon hetimet intensive dhe ka ngritur disa pista të mundshme, ndërkohë që nuk përjashtohet as motivi personal.

Ngjarja mbetet në zhvillim.