E mitura 16-vjeçare humb jetën pasi hidhet nga pallati në ndërtim në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati ende në ndërtim, në rrugën “Gjon Buzuku”.

Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë në lidhje me shkaqet që mund ta kenë çuar të renë drejt këtij akti ekstrem.