Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë BE-së, përfshirë edhe ata shqiptarë, që planifikojnë udhëtime me qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen.
Sipas njoftimit, duke nisur nga data 12 tetor 2025 do të vihet në zbatim gradualisht një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, i quajtur Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES).
Ky sistem i avancuar do të regjistrojë automatikisht të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, si dhe të dhënat biometrike të udhëtarëve, përfshirë shenjat e gishtave dhe imazhin e fytyrës.
Ambasada thekson se ky proces është pjesë e një procedure të standardizuar për të rritur sigurinë dhe kontrollin e kufijve, ndërsa qytetarët nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim paraprak para udhëtimit dhe nuk do të ketë asnjë tarifë shtesë për këtë shërbim.