Nuk ka zgjedhje për Tiranën/ Pezullohet shkarkimi i Erion Veliajt

Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës duke ngrirë planet e kryeministrit Rama për zgjedhjet e kreut të ri të Bashkisë.

Veliaj argumenton se shkarkimi i tij është bërë pa shkelje të rëndë të provuar, duke e konsideruar si të paligjshëm dhe antikushtetues.

“Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues. Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim. Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore interpretohet vetëm brenda kornizës së nenit 115 të Kushtetutës”, thuhet në ankimimin e Veliajt.

Ish-kryebashkiaku, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, argumenton se vendimi për shkarkimin e tij është nxjerrë në tejkalim të kompetencës së dhënë nga Kushtetuta.