Rama emëron 3 zv.ministret e reja/ Silva Caka e LSI një vit më parë bënte thirrje për protestë kundër qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka firmosur tre emërime të reja në kabinetin e tij.

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka është emëruar zv.ministre e Punëve të Brendshme ndërsa në detyrë është rikthyer dhe Eugena Tomini si zëvendësministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Mira Rakacollin.

Edona Bilali ka marrë postin e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ajo që ka bërë përshtypje ka qenë emërimi i Silva Cakës e cila dikur mbante edhe postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë (dikur LSI).

Në një deklaratë të 20 shkurtit 2024, Caka u bënte thirrje qytetarëve që të protestonin kundër qeverisë së udhëhequr nga PS dhe kryeministri Edi Rama.