Princ Leka ka thyer heshtjen për ndarjen nga Elia Zaharia, duke folur hapur për prapaskenat e divorcit dhe konfliktin mes tyre që u bë publik përmes një videoje të shpërndarë në media. I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ai tregoi se ndarja nuk ndodhi menjëherë, por erdhi në mënyrë graduale.
“Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm me vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas here kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore,” – u shpreh Leka.
Duke hedhur poshtë aludimet për tradhti, ai sqaroi se gjithçka ka ndodhur në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, duke theksuar se edhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia Zogu, ka qenë e para që ka marrë vesh për lidhjen e tij të re me Blerta Celibashin.
“Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktimë e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën.”
Sa i përket videos që u bë publike dhe ngjalli reagime të shumta, Princ Leka pranoi se ishte një gabim dorëzimi i saj në organet ligjore.
“E pranoj që gabova, nuk duhet të kisha dhënë asnjëherë videon, ta mbaja për gjyqin sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Ne kemi përjetuar një sulm. Ishte një sulm mediatik, një sulm ligjor… Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar.”-u shpreh ai.
