Adrola Dushi flet për shtatzëninë: “E kam vuajtur pafund… Vendosa ta hiqja djalin!”

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë një rrëfim shumë personal dhe emocional gjatë një interviste të fundit në podcastin e Orinda Hutës. Gjatë bisedës, ajo foli hapur për përjetimet e saj si nënë e re, sfidat që ka kaluar dhe momentet e vështira që shënuan fillimin e rrugëtimit të saj si prind.

Adrola, e cila ka një djalë të quajtur Troi nga marrëdhënia e saj me biznesmenin Adis Patushi, tregoi për herë të parë se si e përjetoi lajmin e shtatzënisë dhe se në fillim nuk ishte e gatshme për të përballuar një përgjegjësi të tillë.

Në momentin që kam mbetur shtatzënë ka qenë makthi më i madh i jetës sime. Makth…. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës sime. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë…” – u shpreh ajo në promon e episodit, referuar deklaratës së mëtejshme, ku shprehet se kishte vendosur të kryente abort.

Nuk më interesonte Orinda… Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente.” – tha ajo, duke treguar sesi në moshë të re dhe e papërgatitur, kishte vendosur t’i jepte fund shtatzënisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Ky rrëfim i sinqertë i Adrolës ka prekur shumë ndjekës, duke hapur një dritare mbi sfidat që përjetojnë shumë gra, sidomos në rrethana të papritura dhe pa mbështetjen e duhur.

Por nuk kanë munguar dhe komentet që e kanë kritikuar për këtë deklaratë lidhur me abortin, komente së cilave Adrola i është përgjigjur se i biri është bekimi i saj më i madh në jetë dhe e vetmja keqardhje është që nuk e ka shijuar shtatzëninë.