Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 12 në qytetin e Durrësit, ku një 51-vjeçar është gjetur i pajetë.
Viktima, i identifikuar si Valbon Beqiraj, është gjetur në shtëpinë e tij në katin e katërt nga nipi, i cili ka lajmëruar policinë.
Shkak për vdekjen e 51-vjeçarit mendohet të ketë qenë goditja me thikë, pasi në trupin e viktimës janë gjetur plagë nga një mjet prerës.
Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.