Sherr në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’/ Laboranti godet me gërshërë infermierin! Shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e spitalit shtetëror Shefqet Ndroqi.

Infermieri Mikel Osmani ka mbetur i plagosur me thikë pas një debati me kolegun e tij, Dashamir Çajka me detyre laborant radiolog.

Nga hetimet paraprake dyshohet se përplasja mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta.

Dashamir Çajka eshte radiolog ne Sanatorium dhe president i ekipit te peshengritjes te Kamzes.

Ai ka pasur edhe me parë probleme me ligjin, pasi ka pasur një perplasje me Presidentin e Federatës se Peshëngritjes Elez Gjoza.

Burime nga policia thanë se i plagosuri ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa Çajka është shpallur në kërkim.