Drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës.
Sipas Top Channel, në vendin e tij është emëruar Anxhela Paparizo.
Kjo e fundit do të lërë Kanadanë për të drejtuar QSUT-në. Paparizo ka qenë Menaxhere e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Burlingtonit.
Ajo ka shërbyer në Bordin Drejtues të Shoqatës së Turizmit Rajonal RTO3, në Bordin Drejtues të Qendrës për Performancë të Burlingtonit dhe është Bashkë-kryetare e Komitetit Drejtues të Strategjisë për Emigrantët e Rinj – Partneriteti Lokal për Emigracionin në Halton, ndërkohë që është edhe Kryetare në detyrë e Këshillit Koordinues të Diasporës.