Atentatori i Donald Trump godet veten me stilolaps në qafë në sallën e gjyqit pasi u shpall fajtor

Ryan Wesley Routh, 59 vjeç, ka tentuar të vrasë veten me një stilolaps në sallën e gjyqit, pasi është shpallur fajtor nga një juria federale për përpjekje për vrasje të Donald Trump.

Salla e gjyqit në Florida u përfshi nga kaosi pasi Routh filloi të qëllonte veten në qafë pikërisht në momentin që është lexuar vendimi i gjykatës.

E bija e cila ndodhej në sallë ka nisur të ulërijë dhe më pas ka dalë me vrap nga godina duke qarë, ndërsa 59-vjeçari është ndaluar nga rojet e sigurisë.

Ryan Routh, është shpallur fajtor për një përpjekje për të vrarë Donald Trump në një fushë golfi në Florida në vitin 2024.

Sipas prokurorëve, Routh kishte planifikuar sulmin në mënyrë të hollësishme: ai ndiqte lëvizjet e Trump, u fsheh pranë fushës për orë të tëra, dhe kishte me vete një pushkë, jelek antiplumb dhe një kamera.

Kur një agjent i Shërbimit Sekret e pa dhe qëlloi me armë, Routh u shpërqendrua dhe u largua pa qëlluar.

Gjyqtari dhe juria e shpallën fajtor për pesë akuza federale, përfshirë përpjekje për vrasje, sulm ndaj një oficeri federal dhe mbajtje armësh.

Ai mund të përballet me një dënim maksimal që përfshin burgim të përjetshëm.