Ministrja e re e Brendshme Albana Koçiu ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Andi Mahila.
Shkak për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar ku Mahila shihet duke pirë cigare në ambientet e brendshme të zyrës së tij.
E njoftuar për këtë ngjarje, Koçiu nuk ka hezituar të kërkojë menjëherë shkarkimin e Mahilës, duke dëshmuar se ka ndermend ta udhëheqë këtë institucion me dorë të hekurt.
Mahila mbante postin e zëvendësministrit që prej vitit 2022.