Enver Petrovci, aktori dhe regjisori i mirënjohur, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 71-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga një nga familjarët e tij, i cili ka shkruar: ”Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas.”
Petrovci është ndarë nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Ai ka lënë pas një trashëgmi të jashtëzakonshme për artin shqiptare, me role të shumta si ai i Hamletit, Makbethit, Jul Cezarit, dhe personazhe të tjerë të famshëm.
Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Fillimishtë studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
Ai ka arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212” me rolet e luajtuara aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.